Armela Hyseni
IN HOUSE

Armela Hyseni

Birthday

September 30, 1995 (30 years old)

Birthplace

Tirane, Albania

Zodiac sign

Libra

Entry date

December 23, 2025

About

Armela ka lindur në Tiranë dhe është rritur në Laprakë, në një familje të thjeshtë, por plot përkushtim. Fëmijëria e saj ka qenë një kombinim mes bukurisë dhe vështirësive, të cilat – bashkë me bullizimet që ka përjetuar – e kanë formuar më të fortë. Prindërit janë ndarë para se ajo të lindte, por sot ka një marrëdhënie shumë të mirë me të atin. Gjatë gjimnazit, mamaja u zhvendos në Itali për punë dhe më vonë Armela u bashkua me të për shkak të problemeve shëndetësore, duke u kujdesur për mamin dhe gjyshen për muaj me radhë. Për të, kjo ka qenë një angazhim me kohë të plotë. Pjesëmarrja në BB9 shënoi përballjen e saj të parë me një publik të gjerë dhe presionin, një eksperiencë që e ndihmoi të kuptojë vlerën e të qenit vetvetja. Sot, Armela rikthehet me dëshirën për ta shijuar rrugëtimin e saj, jo thjesht për ta mbijetuar.

Social medias